Plani Edukativ Individual (PEI)
Plani Edukativ Individual (PEI)
ÇFARE ESHTE?
Eshte nje dokument qe hartohet çdo vit the qe permban udhezime te hollesishme ne sherbimet educative mesimore dhe obiektiva te fiksuara per nxenesin me mundesi te kufizuar (L.104/92) dhe ne fund menyrat e vlersimit gjate vitit shkollor.
Krijohet,aprovohet dhe verifikohet nga GLO( grupi operativ i punes) nga ekipi i mesuesve ose nga keshilli i klases dhe nga familja nepermjet marjes persiper te pergjegjesive nga ana e çdo figure e perfshire.
KUJT I DREJTOHET?
Te gjithe nxenesve qe kane çertifikate per mundesi te kufizuara spas ligjit 104/1992
KUSH E PERGATIT?
- GLO (shkolla +familja+komisioni i vlersimit shumelendesh);
- Mund te mari pjese nese eshte prezent edhe asistenti shkollor;
- Nese kerkohet mund te mari pjese figura e nje specialisti ose disa specialistesh qe ndjekin nxenesin.
KUR
- Hartohet ne menyre provizore brenda muajit qershor per te percaktuar burimet dhe per te hartuar nje plan pune qe do te beje te mundur perfshirjen gjate vitit te ardhshem shkollor dhe pastaj vendoset ne menyre definitive brenda muajit nentor.
- Eshte gjithnje nen kontroll derisa te sigurohemi per arritjen e objektivave te vendosura dhe modifikimin e tyre ne rast se do te shihet e nevojshme.
KONTROLLI NDERMJETES
Eshte nje takim kontrolli gjate vitit shkollor persa i perket procestit formues te nxenesit per te cilin mund te aplikohen ndryshimet e rastit në PEI
Zakonisht zhvillohet nga nentori deri ne prill, preferohet ne gjysmen e vitit shkollor ( fundi i semestrit te pare)
KONTROLLI PERFUNDIMTAR
Ky vlersim consistono ne arritjen e objektivave te parashikuara nga PEI per vitin shkollor dhe per proçesin e formimit te nxenesit qe zhvillohet rreth muajve maj-qershor.
Percakton oret e mbeshtetjes qe do te zhvillohen gate te gjithe vitit te ardhshem shkollor dhe keshilla te rendesishme per punen operative.