Plani mësimor individual (PDP)
Plani mësimor individual (PDP)
ÇFARE ESHTE?
Eshte nje dokument edukativ- mesimor i hartuar posaçerisht per nxenesit /nxeneset me probleme specifike te nxenesise (DSA) ose per nxenesit me nevoja te posaçme educative (BES) dhe ka per qellim te pershtase formimin e nxenesit gjate gjithe vitit shkollor duke pasur parasysh kerkesat specifike te kesaj kategorie. Gjate ketij plani meren masa te posaçme dhe perdoren metodat kompensuese te adaptuara nga i gjithe ekipi i mesuesve per ti ardhur ne ndihme nxenesit/ nxeneses gjate gjithe kohes.
KUJT I DREJTOHET?
- Nxenesve qe paraqesin nje çertifikate per problem te nxenesise, problem specifik zhvillimi, mungese perqendrimi ose hiperaktivitet.
- Nxenesve qe gjinden ne nje situate jo te favorshme shoqerore, kulturore, gjuhesore ekonomike,(Nevoje Edukative e Posaçme)e vendosur nga grupi i mesuesve duke u bazuar ne vleresimet psiko-pedagogjike che mesimore ose nga punonjes te sherbimeve sociale.
KUSH E PREGATIT?
Mesuesit e klases me mbeshtetjen e specialisteve dhe ne bashkepunim me familjen, parashikojne hartimin e planit te punes PDP i cili i behet i ditur familjes dhe operatoreve te tjere.
KUR?
- Brenda tre muajve te çdo viti shkollor (fund nentori) ose çdo here qe shikohet e nevojshme.
- Pregjate vitit shkollor (fundi i semestrit te pare dhe fundi i vitit shkollor) parashikohen kontrolle te vazhdueshme te citat mund te ndryshojne dhe modifikohen sa here qe te jete e nevojshme..